TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2025, 12:48

Akuzohet për pengim të drejtësisë, Gjykata e Tiranës veçon çështjen ndaj Ahmed Kalasë; imami refuzon të dorëzojë pamjet filmike

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për pengim të drejtësisë, Gjykata e Tiranës
Ahmed Kalaja

Gjykata e Tiranës nisi seancën për dosjen penale në ngarkim të imamit Ahmed Kalaja dhe personave të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, nën dyshimet  se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin. Ndaj tij çështja do të mbahet i veçuar në një proces të pavarur.

Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.

Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij.

 

ahmed kalaja akuzohet për pengim të drejtësisë

Lini një Përgjigje