TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2025, 09:41

‘Nesti Angoni, pjesë e PS’, analisti : Ata që u përpoqën të groposin Veliajn, do jenë vetë në pozicionin e tij

Shkruar nga Pamfleti
‘Nesti Angoni, pjesë e PS’, analisti : Ata që u
Erion Veliaj

Gazetari dhe analisti Roland Qafoku, ka komentuar zhvillimet politike brenda forcave politike pas farsës së 11 majit.

Duke u ndalur te lufta e brendshme e PS, Qafoku theksoi se ‘Nesti Angoli është pjesë e luftës së brendshme brenda PS’ dhe kjo është e dukshme.

Gjithashtu Qafoku u shpreh se ‘Erion Veliaj është viktimë e përplasjeve dhe rivalitetit brenda PS për pasardhësin e Ramës’ dhe ‘kjo luftë nuk ka mbaruar pasi ata që u përpoqën të groposin Veliajn, një ditë do të jenë vetë në pozicionin e Veliajt’.

"Të gjitha gjasat janë që Nesti Angoli, një anon patjetër që është pjesë e luftës së brendshme brenda PS. Kjo është e dukshme. Ajo që është akoma më e dukshme është që, goditja politike ka qënë më e fortë se goditja juridike dhe provat politike janë më të forta se provat juridike në çështjen që kemi. Erion Veliaj është viktimë e përplasjeve dhe rivalitetit brenda PS për pasardhësin e Ramës. Si ka ndodhur kjo përplasje nuk dihet. Nuk besoj se Veliaj ka bërë grupazh për të rrëzuar Edi Ramën, nuk besoj se i ka shkuar në mend kjo gjë. Lufta politike brenda PS është gjë e mirë por arritja në një ekstrem të tillë lë shumë të hapura betejat dhe tregon se nuk ka qetësi brenda PS dhe çdo është e centralizuar në duart e Ramës. Lufta brenda PS është bërë e keqe dhe ka nota të këqija të ndyra për t’i bërë gropën tjetrit. Kjo luftë nuk ka mbaruar dhe di kush do jenë viktimat politike të radhës, pasi ata që u përpoqën të groposin Veliajn, një ditë do të jenë vetë në pozicionin e Veliajt.

Tashmë kundërshtarët politikë ndaj Veliajt dihen siç dihen edhe mbështetësit e tij.", tha Qafoku i ftuar në "KAFE SHQETO".

erion veliaj spak

Lini një Përgjigje