TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2025, 09:26

'Një orë përpara arrestimit', Erion Veliaj nxjerr videon brenda zyrës

Shkruar nga Pamfleti
'Një orë përpara arrestimit', Erion Veliaj nxjerr
Erion Veliaj

Erion Veliaj ka publikuar në Tik Tok një video ku i bashkohet trendit të videove “dramatike” virale kudo në botë. “He (she) doesn’t know it yet, but…”

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës ka publikuar pamje nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit.

"Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq... vetëm kaos... me kamera që regjistrojnë... Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, thuhet në video.

Veliaj e shoqëron videon me shkrimin “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë.”


Apeli i GJKKO vendosi sërish ta lërë në qeli Erion Veliajn në 9 qershor. 

erion veliaj një orë përpara arrestimit

Lini një Përgjigje