TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 21:15

"Urime se na çmende", Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama pas fitores së mandatit

Shkruar nga Pamfleti

"Urime se na çmende", Erion Braçe zbulon mesazhin

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka zbuluar mesazhin që mori nga kryeministri Rama, pasi fitoi mandatin e deputetit.

“Ai më tha hajde urime se na çmende”, u shpreh Braçe, ndërsa shtoi se kryeministri ka punuar prej 2 vitesh për zgjedhjet e 11 Majit.

"Mandatin unë se kam marrë akoma sepse do të rinumërohen votat. Ai më tha hajde urime se na çmende. Ajo që ka bërë Rama këtë herë është një kryevepër për vendosjen e listave. Ai ka 2 vite që ka punuar për zgjedhjet. Kjo është ajo që nuk kuptojnë të tjerët dhe prandaj është përpara ai.

Javën tjetër ne do nisim një cikël diskutimesh me kolegët që do të jenë në Parlament në shtator edhe për t’i njohur më mirë të rinjtë”, tha deputeti për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje