TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 18:10

Kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon PD

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Berat dhe

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike, e cila kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare për qarqet e Vlorës dhe Beratit.

KAS ka njoftuar se pas mbledhjes së sotme është vendosur miratimi i tabelës zgjedhore për qarqet Vlorë dhe Berat. Më herët, opozita kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Ndërkohë, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM. Gjithashtu, KAS vendosi të rinumërojë të gjitha votat e Diasporës.

 

Lini një Përgjigje