TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2025, 10:18

KAS hap kutitë në Qarkun Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të PD-ASHM

Shkruar nga Pamfleti

KAS hap kutitë në Qarkun Dibër, do rinumërohen votat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM. Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.

Dy anëtarët e opozitës në KAS vendosën që të rinumërohen 44 qendra votimi, me qëllim shqyrtimin e votave për kandidatët e Partisë Demokratike, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

KAS pritet të përfundojë procesin e rinumërimit në ditët në vijim dhe të dalë me një vendim përfundimtar.

Lini një Përgjigje