
Juristi Ervin Karamuço ka komentuar atë që ndodhi sot në Kuvend. Demokrati Gazmet Bardhi nxori disa përgjime të Sky Ecc, ku pretendon se kreu i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat. Por sipas Karamuços, përdorimi i tyre nga politika është i gabuar. Madje ai hodhi akuza ndaj SPAK se janë ata që kanë nxjerrë përgjimet.
“Dua të saktësoj që ajo që ajo që është diskutuar sot, është totalisht e gabuar. Drejtuesi i parë Edmond Sulaj, në 2021 nuk ka qenë fare në asnjë lloj qyteti që i përket veriut të Shqipërisë. Në këto komunikime Sky flitet për bandat e shkodrës dhe Lezhë. Ndërkombëtarët nuk i sjellin për t’i diskutuar në Parlament, por për t’i hetuar SPAK. Ajo që po ndodh është se dikush nga funksionarët e SPAK po i nxjerr këto po bën një gabim të madh për të indimiduar funksionarët dhe për të hapur një përplasje bandash. Është sekret hetimor, ka një urdhër që të mos dilnin në media. Ka dalë nga SPAK, s’mund ta kishte policia sepse e implikonte ajo.
Do shkaktojë përplasje bandash se disa nuk e dinte mendimin e rivalit. Ai i thoshte tjetrit shkoni dhe vriteni, këto merren vesh nga këto biseda”, tha ai në “Top Story”.
Lini një Përgjigje