TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 19:39

Iku vapa me gushtin, Ballkani përfshihet nga reshjet e borës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Iku vapa me gushtin, Ballkani përfshihet nga reshjet e borës (Foto)
Bora në Slloveni

Vapa duket se iku me gushtin., Tani duhet të përgatitemi për shi dhe pse jo edhe për borë.

Nesër priten stuhi shiu në shumë zona të vendit, teksa do të ulen dhe temperaturat. Meteorologët shprehen se në majat e maleve mund të kemi dhe reshje dëbore.

Ndërkohë sot kanë rënë dhe flokët e parë të dëborës në Ballkan.

Disa zona të Sllovenisë janë zbardhur nga bora. Sipas mediave, reshjet vijojnë prej disa orësh, ku në zonat e ulëta ka shi të dendur, ndërsa në zonat malore po bie borë.

Iku vapa me gushtin, Ballkani përfshihet nga reshjet e borës (Foto)

Sa i takon Shqipërisë, nga nesër në fundin e kësaj jave, vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi intensive. Meterologia, Rezarta Xhakollari pohoi se reshjet intensive do nisin nga Shkodra më pas do përfshijnë të gjithë vendin.

Sot në mesnatë presim që vendi të përfshihet nga reshjet e shiut dhe stuhi. Ditën e nesërme ( 13 shtator) një front i ftohtë do të sjellë reshje shiu deri në mesditë. Fillimisht reshjet do të përqendrohen në Shkodër, Lezhë e në kryeqytet e më pas do të shtrihen në të gjithë territorin. Parashikohet se gjatë fundjavës të kemi reshjet e para të borës në alpet e Shqipërisë", tha Xhakollari. 

Lini një Përgjigje