TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 18:34

Berisha i pandehur, Burimi: Po mbahet i mbyllur në kafaz pa akuzë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i pandehur, Burimi: Po mbahet i mbyllur në kafaz pa akuzë

Analisti Genc Burimi ka folur lidhur marrjen e Berishës si të pandehur nga SPAK për privatizimin e ish klubit “Partizani”.

Genc Burimi ka hedhur poshtë idenë se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë, pasi sipas tij, Berisha e urren Ramën që po e mban të izoluar.

Analisti u shpreh se Berisha po mbahet i mbyllur si në një kafaz dhe e urren kryeministri Rama. Ai shtoi se Berisha po mbahet i izoluar pa akuzë dhe i pagjykuar.

“Nuk jam tifoz as i PD dhe as i PS. Dua që në vend të funksionojë zgjedhja e të zgjedhurve. SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët. Jo vetëm që e kanë gjykuar Trump por edhe e kanë dënuar dhe Trump po bën fushatë. Në Shqipëri, Berisha i paakuzë dhe i pa gjykuar pengohet. Si mund të analizoj unë sa e denjë është kjo parti. Sa e denjë them unë është kjo drejtësi? Ç’është kjo drejtësi? Ajo që ka bërë Berisha nuk u paraqit, nuk është më e madhe se ajo që ka bërë Trump, që është dënuar. E kam thënë dhe nuk jam berishist. Nuk jam dakord me këtë lloj mënyrë. Këto gjëra nuk ekzistojnë këto gjëra në Evropë. Në Rusi apo Turqi. Sarkozy është dënuar 100 herë, po nuk e pamë një herë të mbyllur brenda, as Trump”, tha Burimi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje