
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e Kosta Trebickës, i cili humbi jetën në 12 shtator të vitit 2008.
Trebicka ishte një biznesmen shqiptar i cili u mor me çështjen e shitjeve të armëve të Gërdecit dhe vdiq në rrethana të paqarta.
Artan Hoxha shkruan se Kosta Trebicka ishte njeriu që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjarëve të tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.
Gazetari shprehet se Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha.
Kufoma e biznesmenit gjet e hedhur në një rruge rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shteruese.
“Kosta Trebicka, meriton të nderohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.
Më 12 shtator 2008, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebicka.
Trebicka ishte biznesmeni qe beri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptare, të cilat iu shitën ushtrisë Afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit.
Për të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, të ish-vilat Gjermane, zamet e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.
Dëshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar.
Ishte Kosta Trebicka, njeriu që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjarëve të tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.
Si sot 16 vite më parë, kufoma e Kosta Trebickës u gjet e hedhur në një rruge rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shteruese.
Njeriu që tentoi të luante “te penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do t’i mësojmë kurrë.
Por edhe me aq sa bëri, Kosta Trebicka meriton të kujtohet dhe të nderohet sot, për kurajon që pati në ekspozimin e korrupsionit qeveritaro-politik. Korrupsion kriminal, i cili u kushtoi jetën 26 shqiptareve të pafajshëm dhe rrafshoi nga faqja e dheut qindra e mijëra banesa afër vendit të shpërthimit….
Në të vërtetë, Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha…
Sot është fiks dita për të kujtuar ata që thanë të vërtetën dhe për të mos i harruar kurrë, ata që e varrosën të vërtetën…”, shkruan Hoxha në Facebook.
Lini një Përgjigje