TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 17:54

Nuk i shkoi te memoriali, Rudian Hadari mesazh për vdekjen e Azemit: Nuk e pate mundësinë t’i prekësh dorën mbesës tënde

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i shkoi te memoriali, Rudian Hadari mesazh për vdekjen e Azemit: Nuk e

Sot shënohen 26 vite nga vrasja e Azem Hajdarit. PD kreu homazhe te memoriali i vendosur në nder të tij, por nuk u pa aty vajza e tij, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet se sot vendoi të dërgonte vajzën në shkollë, teksa shprehet se i ati nuk pati mundësinë t’i prekte dorën mbesës së tij.

Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë. Dhe m’u kujtua se ti nuk do të kesh mundësinë t’ia prekësh dorën Sihanës, mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje