
Rikthehet moti i paqëndrueshëm në vend. Një pjesë e madhe e territorit do të përfshihet nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Po ashtu nuk do të mungojnë dhe shkarkesat elektrike, apo siç i quajmë në gjuhën e përditshme, rrufetë.
Reshjet pritet të nisin pak para mesnatës dhe do të vijojnë në zona të caktuara deri në orët e pasdites nesër, ndërkohë që parashikohen shkarkesa të shumta elektrike.
Parashikohen reshjet të dendura shiu në Shkodër dhe Lezhë, sonte duke nisur nga ora 22:00
Masat ajrore të ardhura nga veri-perëndimi do të shkarkojnë sasi të konsiderueshme shiu fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës për të zbritur më pas në pjesët e tjerë të vendit, me fokus pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore.
Reshje të dendura shiu gjatë mesditës së nesërme në Durrës, Laç, Mamurras dhe zonat veriore dhe perëndimore të Tiranës
Reshjet parashikohen të dendura gjatë natës si edhe paraditen e nesërme, ndërkohë që stacione meteorologjike rajonale kanë dhënë “alarmin e kuq” në lidhje me këto zhvillime mbi motin në Shqipëri pasi është i lartë rreziku për përmbytje, sidomos në Shkodër dhe Lezhë.
Lini një Përgjigje