TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 12:29

Afera 'Partizani', SPAK merr të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejën

Shkruar nga Pamfleti

Afera 'Partizani', SPAK merr të pandehur për pastrim parash

SPAK ka marrë të pandehur Xhim Begejën i cili akuzohet për pastrim parash në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Ky i fundit është paraqitur sot pranë ambienteve të gjykatës ku i është komunikuar edhe akuza. Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës.

Më herët u mor i pandehur edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Bektashi akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, dhe për këtë arsye ai është marrë i pandehur për të njëjtat akuza.

Kompania “Homeplan” u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte  pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.

Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh.

Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Një ditë më parë më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

 

afera partizani spak xhimi begeja

Lini një Përgjigje