TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 10:20

“Do shkatërrojmë Shqipërinë për pronat e Berishës?”, Ngjela: Nëse i ka të ligjshme t’ia provojë SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

“Do shkatërrojmë Shqipërinë për pronat e

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ‘Shqipëria Live’ komentoi paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, ku iu komunikua akuza zyrtare për çështjen që ishte nën hetim dhe u mor nën hetim.

Ngjela hodhi poshtë akuzat se SPAK drejtohet nga qeveria apo nga Rama, pasi SHBA e ka pranuar që e financon, ndërsa theksoi se Berisha duhet të provojë me fakte nëse i ka të ligjshme pronat.

“SPAK-un nuk e drejtojmë ne, e drejton SHBA, e ka thënë Blinken. Çfarë duan më? Ne do shkatërrojmë Shqipërinë për pronat e Saliut… Ju lutem, nëse i ka të ligjshme t’ia provojë SPAK-ut.

Prandaj ka vonesa, sepse dosjet e SPAK i marrin ekspertët e huaj. Duhet t’i heqim Shqipërisë barrën e Shqipërisë dhe këtë e kanë marrë përsipër të huajt”, tha avokati.

ngjel berisha prona

Lini një Përgjigje