TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 17:49

Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK, Spartak Ngjela: Akuzat e bënë Saliun të humbasë toruan!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK, Spartak Ngjela: Akuzat e bënë

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar marrjen e Berishës zyrtarisht tashmë si i pandehur për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani, tha se protesta para SPAK tregoi çekuilibrimin e Berishës.

Në një intervistë për “Report Tv”, Ngjela tha se shpreson që Berisha të mos e përshkallëzojë më tej situatën duke protestuar dhe ushtruar presion ndaj drejtësisë.

Akuza i ka qenë komunikuar. Është marrë tani si i pandehur. Kanë menduar i ka provat apo nuk i ka. Deri tani kanë qenë në argumentin e të provuarit, e kanë provuar dhe e kanë marrë si të pandehur. Përpara një gjykate si SPAK nuk bëhen protesta. Politika e lartë amerikane thonë SPAK e drejtojmë ne. Pse vete bën ti? Bën revoltë, i shan. Nuk e kuptoj. Çdo njeri e humbet ekuilibrin kur është në akuzë. Dhe ai e ka humbur por bën mirë të mos e zgjerojë. Do e çojnë në gjykatë dhe do shikohet nëse merr pafajësia. Nëse dënohet nuk mund të jetë më deputet”, tha Ngjela.

Ngjela thekson se toka tek ish klubi i Partizanit ka qenë shtetërore pasi ka qenë shteti italian që dikur ja bleu pronarëve shqiptar gjatë luftës.

Sipas burimeve të mia, ajo tokë ka qenë shtetërore. Privatët e kanë marrë në mënyrë abuzive. Ajo tokë e ka blerë Italia. Është i blerë territori dhe e ka blerë Italia si shtet. Pastaj dolën pronarët, e gjetën apo nuk e gjetën, ka qenë kontrata, është i blerë trualli nga italianët. Është shtetëror. Çdo ndodhi, nuk e di”, tha ai.

Sa i përket akuzave të Berishës ndaj SPAK dhe prokurorëve, Ngjela e shikon si të drejtën e tij të mbrohet por duhet provuar me akuza.

“Çdo i pandehur ka të drejtë të mbrohet, por ama kur vjen problemi ta bësh para gjykate duhet të sjellësh provat. Ka mbrojtje shoqërore, por ka dhe gjykatë që e ka në dorë fatin e dënimit ose jo. çdo bëjë gjykata nuk e di do e shikojmë”, shtoi ai.

ngjela

Lini një Përgjigje