
Gazetari Enton Abilekaj ka folur lidhur me interpelancën në Kuvend për mbetjet e rrezikshme dhe debatet Rama-Bardhi.
Abilekaj tha se duhen ribërë analizat dhe kontrollet teksa shton se kemi të bëjmë me trafik lëndësh që është i pakontrolluar.
Analisti u shpreh se nga porti i Durrësit kalojnë lëndë të rrezikshme pa u kontrolluar dhe sipas tij kjo është e pafalshme.
"Mund të jetë një çështje e komplikuar për të dhënë një mendim tani. Duhen ribërë edhe një herë analizat dhe kontrollet. Është shumë herët për të folur nëse kemi të bëjmë me mbetje toksike ose jo. Ajo që është që është e sigurt, është një trafik lëndësh, të cilat janë të rrezikshëm, që është i pakontrolluar, bëhet nga porti i Durrësit dhe nuk përfshin vetëm Shqipërinë. Nga porti i Durrësit kalojnë lëndë të rrezikshme, të cilat mund të jetë të transportueshme, të eksportueshme, por pa kontrolle. Të humbasësh kontrollin në portin më të rëndësishëm të vendit është e pafalshme për këdo. Pyetja është, a ka në Shqipëri një trafik të lëndëve toksike", tha Abilekaj për “Ora News”.
Lini një Përgjigje