TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 18:48

“Bardhi ka probleme me të vërtetën”, Nazarko: Interpelanca me Ramën dështim i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

“Bardhi ka probleme me të vërtetën”, Nazarko:

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar seancën e sotme në Kuvend ku opozita akuzoi qeverinë për ngarkesat e dërguara nga Durrësi drejt Tajlandës.

Në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike, kryeministri Rama iu ka dhënë fund aludimeve për transportin e mbetjeve të dyshuara toksike, duke sqaruar se në përputhje me Konventën e Baselit nuk është kryer asnjë shkelje.

Analisti Mentor Nazarko u shpreh se interpelanca me kreun e qeverisë për çështjen “Kurum” është një dështim i opozitës.

Nazarko u ndal edhe te demokrati Gazment Bardhi, për të cilin tha se ka probleme me të vërtetën. Analisti u shpreh se opozita ka një mungesë të profileve profesionale.

“Bardhi ka zgjedhur një temë që ka ndjeshmëri të madhe, është mbështetur mbi intervista të caktuara, lajme që kanë qarkulluar, në mënyrë që të krijonte ngjarje politike, që përfundoi në dështim. Qoftë zoti Bardhi ose figura të tjerë, e zëmë Gjekmarkaj, kanë një problem me të vërtetën, janë shprehjet e tyre publike kohët e fundit. Kane qenë të detyruar të gëlltisin ato që kanë thënë. Gjekmarkaj është në të njëjtën pozitë me Bardhin. Të gjithë kanë hyrë në një cikël ‘lërë të më shohë Saliu’. Janë të detyruar të shfaqen me veprime të forta, janë kryesisht veprime në mbështetje të Berishës. Bardhi mund të kishte menaxhuar ndryshe imazhin e tij. Mund të kishte demonstruar një vetëpërmbajtje, qoftë edhe në akuza ndaj qeverisë.

Bardhi është shfaqur me akuza të personalizuara. Mungon ekspertiza nga vetë opozita. Bie edhe cilësia e të bërit opozitë. Bardhi është nga ato figura që mund të kishte tjetër ecuri, ishte premtues”, u shpreh Nazarko për “Abc News”.

Lini një Përgjigje