TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 19:04

Skandali me mbetjet, Tomorri: Porti i Durrësit në duart e mafies, korrupsion në të gjitha hallkat shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me mbetjet, Tomorri: Porti i Durrësit në duart e mafies,

Gazetari Klodian Tomorri tha se përgjegjësit për skandalin dhe trafikimin e anijeve me mbetjeve të rrezikshme janë Ministria e Mjedisit dhe Agjensia e Doganave.

Ai shprehet se Porti i Durrësit është në duart e mafies dhe kjo çështje tregon qartë se ka pasur korruptim të të gjitha segmenteve të shtetit. 

“Kur shpërtheu skandali i mbetjeve filloi një ping-pong mes institucioneve, nga porti, dogana, mjedisi, të gjithë mundoheshin ta nxirrnin përgjegjësinë dhe vetja dhe ta linin diku tjetër. Në rastin konkret ka dy institucione që kanë përgjegjësi direkte dhe nuk mund të lëshojnë apo hedhin topin në vend tjetër. E para është Ministria e Mjedisit që ka detyrimin të kontrollojë se ku i çon mbetjet çdo subjekt që prodhon mbetje sipas legjislacionit në fuqi dhe e dyta është dogana sepse është dogana që përgjigjet për mallrat që hyjnë dhe dalin nga territori i Shqipërisë.

Në këtë rast është e qartë që ka pasur korrupsion dhe korruptim të segmenteve të tëra të shtetit që të ndodhte ajo që ka ndodhur sepse nuk mund të ndodhte dot ajo...

Po flasim për një port që është në duart e mafias dhe kemi mësuar nga jashtë që është bërë trafik.

Keni dëgjuar në dy vitet e fundit të kapet ndonjë sasi droge aty? Nuk ka.

Këta janë një bandë e madhe që bën propagandë dhe vjedh”, tha gazetari për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje