TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 18:59

“Të mbytur apo të vrarë?”/ Nga armët te fati i ekuipazhit, Klodiana Lala hije dyshimi për jahtin e gjetur në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

“Të mbytur apo të vrarë?”/ Nga armët te fati i

Një ngjarje e mistershme është shënuar sot në bregdetin e Kavajës. Aty u gjet një velierë, pa njerëz në bord, teksa brenda saj kishte arsenal armësh. Bashkë me të u gjet dhe pasaportë e një të moshuari gjerman.

Sipas asaj që raporton policia, mjeti lundrues është nisur nga Bari në Itali me destinacion Kroacinë. Brenda bordit të saj nuk u gjet asnjë person dhe policia ka dyshime se drejtuesi mund të ketë rënë në det për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq. 

Por hije dyshimi ka hedhur gazetarja Klodiana Lala. Ajo ngre dyshime nëse anëtarë e ekuipazhit janë mbytur apo janë vrarë.

Misteri i një jahti... Të mbytur apo të vrarë? Çfarë ndodhi me jahtin që u nis nga Bari dhe përfundoi në Kavajë... Arma e gjetur në jaht...”, shkruan Lala.

 

Lini një Përgjigje