Zbulohen detaje nga aksioni i AKU në Shkodër, ku u bllokuan 110 tonë fruta-perime që mbaheshin jashtë standardeve.
Mësohet se fillimisht ka qenë policia që ka arrestuar babë e bir Gëzim Bala, 67 vjeç, Elis Bala, 33 vjeç, si dhe të afërmin e tyre Artan Bala, 61 vjeç, të tre banues në Shkodër. Ata dyshohen se kanë kanosur për motive të dobëta dy shtetas të tjerë (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.
Por gjatë kontrolleve në aktivitetin tregtar të Gëzim Balës dhe Elis Balës, autoritetet zbulua se ata prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.
Për rrjedhojë, AKU gjobiti me 500 mijë lekë subjektin, bllokoi sasinë prej 110 tonë të produkteve ushqimore, si dhe vendosi ndërprerjen e aktivitetit.
Sipas të dhënave të policisë, shtetasit e arrestuar nuk janë të panjohur për autoritetet, pasi janë arrestuar dhe referuar në prokurori edhe në vitin 2018 për të njëjtën akuzë, atë të prodhimit të paligjshëm të mallrave ushqimorë.
Lini një Përgjigje