TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2026, 17:47

Aksidenti tragjik në Durrës, ish-prokurori Beci: Nuk është fajtor vetëm shoferi!

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Durrës, ish-prokurori Beci: Nuk është
Ish-prokurori Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te drejtuesi i mjetit.

Beçi u shpreh se megjithëse faji kryesor i ngjarjes bie mbi shoferin që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi normat e lejuara, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që duhet të hetohen.

Sipas tij, duhet vlerësuar edhe roli i Policisë Rrugore, si dhe niveli i kontrollit ndaj drejtuesve problematikë. Beçi theksoi gjithashtu përgjegjësinë e pushtetit vendor për vendosjen e tabelave vertikale dhe horizontale të qarkullimit, të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore.

“Faji kryesor është i drejtuesit të mjetit, drejtoi mjetin në gjendje të dehur përtej normave të lejuara të shpejtësisë. Ky është faji subjektiv por nuk është i vetmi faj. Infrastruktura, sa e mirë dhe në favor të mbrojtjes së jetës ë njeriut është, fuqia parandaluese e policisë rrugore dhe sa kontrollues kanë qenë ndaj këtyre drejtuesve, dhe për të parë pushtetin vendor për kushtet e caktimit të tabelave vertikale dhe horizontale. Duhet të shihen të gjitha këto. Do të gabonim nëse do të thonim që faji është vetëm i shoferit. Faji është edhe i pushtetit vendor. Është rasti t’i shkohet deri në fund një hetimi dhe të evidentohen të gjithë faktorët që kanë ndikuar”, tha ai në emisionin “Kjo Javë”.

beci aksident durrës

Lini një Përgjigje