TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2026, 14:50

Djegia e lokalit në Radhimë, flasin pronarët: E qëllimshme, kemi konflikte me pronën

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e lokalit në Radhimë, flasin pronarët: E qëllimshme,

Një beach bar në zonën e Radhimës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa pronarët dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe lidhet me konflikte të hershme pronësie.

Sipas familjes Çanaj, e cila administronte biznesin, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40. Një nga familjarët, Dejsi Çanaj, deklaroi se fillimisht kishte dëgjuar lëvizje pranë lokalit dhe pak minuta më vonë objekti u përfshi nga flakët.

“Dëgjova disa zhurma fillimisht dhe në orën 21:40 dëgjova gjyshen që bërtiti kur pa zjarrin dhe për pak minuta u përfshi i gjithi nga flakët. Dyshojmë që është e qëllimshme, pasi energjia elektrike ishte e stakuar dhe nuk mund të vinte nga një defekt. Me pronësinë kemi pasur gjithmonë konflikte”, tha ajo për mediat.

Menjëherë pas ngjarjes, mbërritën forcat e Policisë së Vlorës, të cilat nisën hetimet. Uniformat blu kanë marrë në pyetje pronarët dhe familjarët, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit dhe objekteve përreth për të identifikuar autorin e dyshuar.

Sipas deklarimeve të familjarëve, personi i dyshuar është larguar në drejtim të kodrave të fshatit Radhimë pas shpërthimit të zjarrit.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Lini një Përgjigje