TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2026, 09:56

Veliaj kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se kërkesa është depozituar më 6 maj, ku Veliaj kërkon zëvendësimin e masës aktuale me një masë më të butë sigurie, si garancia pasurore ose detyrimi për paraqitje.

Mësohet se Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për çështjen, ndërsa dosja i ka rënë për relatim gjyqtares Albana Boksi.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet nën hetim dhe po gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj mbahet në masën e sigurisë “arrest me burg” prej muajit shkurt të vitit të kaluar.

 

Lini një Përgjigje