
Moti në vend do të paraqitet i paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës së sotme, me vranësira dhe reshje shiu pothuajse në të gjitha zonat.
Në qarqet malore reshjet pritet të jenë më të dendura dhe të vazhdueshme përgjatë ditës. Edhe në ultësirën perëndimore do të ketë alternime mes reshjeve dhe kthjellimeve të pakta, ndërsa përgjatë vijës bregdetare parashikohen reshje lokale shiu të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat do të mbeten të ulëta për stinën, ndërsa era do të fryjë me intensitet mesatar, kryesisht në zonat bregdetare. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrugëve të lagështa dhe uljes së përkohshme të shikueshmërisë.
Lini një Përgjigje