
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një lokal në zonën bregdetare të Radhimës, në Vlorë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe pushuesit e zonës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e lokalit, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit drejt zonës janë nisur mjetet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në bizneset e tjera pranë. Mësohet se zjarri është përhapur dhe te bimësia aty pranë duke marrë përmasa të mëdha.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e incidentit.
Lini një Përgjigje