Skënder Hitaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka inspektuar në terren masat e marra lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përpara Kryeministrisë.
Hitaj ka inspektuar masat e marra përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa ka kërkuar nga drejtuesit e uniformave blu që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm.
Kjo është protesta e 9-të e thirrur nga opozita, ndërsa ende nuk dihet se cili nga skenarët do të aplikohen.
Opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, por deri më tani protestat e saj nuk kanë dhënë rezultatin e pritur, edhe pse kreu demokrat, Sali Berisha, flet për kilometrin e fundit në betejën me kreun e qeverisë.
Lini një Përgjigje