Vijon të mbetet e tensionuar protesta e opozitës në Tiranë, ndërsa forca të shumta policie kanë bllokuar lëvizjen e protestuesve pranë ish-hotel “Dajtit”.
Turma e protestuesve, e cila u largua nga zona e Kryeministrisë në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit, është ndalur nga kordoni i policisë në hyrje të segmentit pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Demokratët kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e sigurisë, por pa sukses, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje të vazhdueshme “Hapeni rrugën”.
Ndërkohë, policia ka përdorur herë pas here ujë me presion për të mbajtur larg protestuesit dhe për të mos lejuar avancimin e tyre drejt zonës së Kuvendit.
Në terren vijojnë tensionet dhe përplasjet verbale mes protestuesve, deputetëve të opozitës dhe forcave të rendit, ndërsa situata mbetet dinamike.
Lini një Përgjigje