TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 22:44

Shuhet zjarri në Radhimë, beach bari shkrumbohet plotësisht

Shkruar nga Pamfleti
Shuhet zjarri në Radhimë, beach bari shkrumbohet plotësisht
Shuhet zjarri në Radhimë

Është neutralizuar zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në një beach bar në zonën bregdetare të Radhimës, në Vlorë.

Pas disa orësh përpjekje, forcat zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre në objektet pranë dhe në zonën përreth.

Megjithatë, dëmet materiale rezultojnë të mëdha. Sipas burimeve nga vendngjarja, nga beach bari i përfshirë nga flakët nuk ka mbetur thuajse asgjë, pasi objekti është shkrumbuar totalisht.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në terren për të dokumentuar dëmet dhe për të zbardhur shkaqet e zjarrit, të cilat deri tani mbeten ende të paqarta.

 

radhime zjarr

Lini një Përgjigje