Olsi Jazexhi ka reaguar pas letrës së Shoqatës së Ekspertë Akademikë Iranianë me seli në Mbretërinë e Bashkuar që mbështesim Rezistencën Iraniane. Në një letër të publikuar nga “Pamfleti”, ata shpreheshin se Jazexhi është në praktikë një nga agjentët e mbuluar të Ministrisë së Inteligjencës dhe Forcës Terroriste Kuds të IRGC-së në Evropë, dhe një nga elementët aktivë të projektit të demonizimit kundër Rezistencës iraniane dhe Muxhahedinëve në Shqipëri. Vetë Jazexhi ka reaguar me një letër, që po e publikojmë më poshtë.
Letra e Jazexhi
Te urryer muxhahedine iraniane,
Pas bujes qe keni bere ne muajin prill 2026 me sherret qe keni nisur te beni me femijet e shkollave ne Shqiperi, dhe pas ekspozimit te fushates tuaj rekrutuese dhe terroriste nga Shqiperia kunder atdheut tuaj Iranit, ne date 2 maj 2026 me keni akuzuar ne portalin Pamfleti si:
1. Shkrimi juaj nis me fjaline:
Ne jemi Shoqata e Ekspertë Akademikë Iranianë me seli në Mbretërinë e Bashkuar që mbështesim Rezistencën Iraniane dhe kryejmë kërkime mbi regjimin iranian. Gjatë kërkimit tonë, hasëm në një agjent të regjimit iranian të quajtur Olsi Yazeji në Shqipëri. Ne kemi bashkëngjitur raportin tonë të kërkimit më poshtë për informacionin tuaj.
Pergjija ime eshte:
Kush eshte shoqata e eksperteve akademike iraniane ne Mbreterine e Bashkuar? A mund te publikoni emrat dhe adresat e shkrueseve te ketij trakti, qe te dime sesi mund te perballemi ne gjyq personalisht per shpifjet tuaja? A mund te kemi nje debat mediatik me keta eksperte akademike? Apo mos jeni muxhahedinet qe Maryam Rajavi strehon ne bazen terroriste te Manzes dhe shkruani me pseudonime?
2. Ju shkruani:
Në kushtet kur regjimi i Velajat-e Fakih (sundimi absolut i klerikëve) po përballet me kriza të thella të brendshme dhe të jashtme, me kërcënimin e kryengritjes popullore, zgjerimin e pakënaqësisë publike dhe izolimin ndërkombëtar të shkaktuar nga nxitja e luftërave, eksportimi i terrorizmit dhe shtypja, ai ka shumëfishuar përpjekjet e tij për të shkatërruar alternativën demokratike. Regjimi e di shumë mirë se rreziku kryesor për mbijetesën e tij është rezistenca e organizuar e popullit iranian, e përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Muxhahedinët (PMOI/MEK), simbol i të cilëve është kampi Ashraf 3 në Shqipëri. Për këtë arsye, Ministria e Inteligjencës së regjimit (MOIS) dhe Forca Terroriste Kuds e IRGC-së kanë intensifikuar një fushatë masive demonizimi, spiunazhi dhe lufte psikologjike kundër Rezistencës. Një nga mjetet e këtij projekti është përdorimi i agjentëve të mbuluar si Olsi Jazexhi, një agjent i njohur shqiptaro-kanadez i Ministrisë së Inteligjencës, i cili vepron si "ekspert" kundër Muxhahedinëve në Shqipëri. Me fjalë të tjera, ai është bërë zëdhënësi i MOIS-it famëkeq të regjimit iranian kundër Muxhahedinëve të Popullit.
Pergjigja ime eshte:
Fushata e Demonizimit te muxhahedineve iraniane nis nga gabimet qe ju beni. Ju nuk dini te silleni si njerez. Ju mbani pengje ne kampin tuaj. Ju i trushpelani njerezit dhe i beni kamikaze kunder Iranit. Ju keni bere krime ne Iran, Irak dhe vende te ndryshme te botes.
Ju rrihni qytetare kanadeze ne Shqiperi:
https://www.youtube.com/shorts/SnRm_9uBXBA
Ju mbani peng ne kampin tuaj femijen e dy qytetareve kanadez, Somajeh Mohamadin:
https://www.youtube.com/watch?v=bFyC-OK-ns4
Dhe rrahet kete familje kur ata erdhen qe te takonin vajzen e tyre:
https://www.balkanëeb.com/en/Albanian-father%27s-appeal%3A-help-me-free-my-daughter--the-mujahideen-have-kidnapped-her/#gsc.tab=0
Ju jeni nje kult terrorist:
https://www.youtube.com/watch?v=WYEGkiTvyJc&t=2s
Nje permbledhje e krimeve tuaja mund te shihet ne kete interviste ketu:
https://www.youtube.com/watch?v=N5JdXcMkqqE
3. Ju shkruani:
Trajnim i Drejtpërdrejtë në Kum, Iran
Bazuar në dokumentet e publikuara, Olsi Jazexhi është trajnuar në vitin 2011 në Universitetin Al-Mustafa në Kum, Iran; një qendër që konsiderohet si një nga institucionet kryesore për eksportimin e fondamentalizmit dhe terrorizmit, si dhe për trajnimin e forcave të lidhura me regjimin jashtë vendit.
Vetë ai e ka përmendur praninë e tij në Kum në blogun e tij personal: https://olsijazexhi.wordpress.com/2011/04/02/vizite-ne-boshtin-e-te-keqes/
Për shkak të aktiviteteve të saj terroriste dhe fondamentaliste, kjo qendër është sanksionuar nga SHBA dhe Kanadaja.
Pergjigja ime eshte:
Po une kam shkuar ne Iran ne vitin 2011. Kam studiuar mbi shiizmin, pasi vete jam synit – ne universitetin al Mustafa ne Kum ku kane studiuar me qindra shqiptare. Por studimi mbi fene Islame nuk e ben nje person terrorist. Pse SHBA-te sanksionojne dhe bombardojne vendet e botes muslimane, kjo nuk ndalon dike qe te mesoj mbi nje bote qe nuk e njeh.
4. Ju shkruani:
Udhëtim i Organizuar në Iran; Prania në Isfahan
Një raport nga faqja e internetit Iran Probe tregon se Olsi Jazexhi, së bashku me Gjergji Thanasin, u dërguan në Iran nga Ministria e Inteligjencës dhe morën pjesë në udhëtime të organizuara sigurie.
Pergjigja:
Po. Une, Gjergji Thanasi dhe disa dhjetra gazetare shqiptare kemi shkuar ne Isfahan ne vitin 2011. Kemi qene te ftuar nga nje shoqate gazetaresh, ashtu sikur Iranin e kane vizituar me qindra personalitete shqiptare.
Vizitat gazetareske ne Iran nuk i bejne shqiptaret agjente. Shikuesit e portalit Pamfleti mund te shohin filmime nga vizita jone ne Isfahan me Gjergji Thanasin dhe te gjykojne vete nese jemi agjente apo gazetare. Vizita eshte ketu:
https://www.youtube.com/watch?v=tHOmWQEJtNQ&t=218s
Iranin e kane vizituar gazetare qe nga Artan Hoxha e deri te Blendi Fevziu. Kjo nuk e ben gazetarine krim dhe terrorizem.
5. Ju thoni:
Në të njëjtin raport thuhet:
“Olsi Jazexhi në Isfahan në një udhëtim të organizuar nga MOIS në Iran”
Lidhja: https://iranprobe.com/the-iranian-regimes-proxies-from-the-middle-east-to-albania/
Këto udhëtime ishin pjesë e projektit për rekrutimin, trajnimin dhe organizimin e forcave jo-iraniane kundër Rezistencës iraniane.
Pergjigja:
Ne gazetaret shqiptare qe vizituam Iranin nuk u rekrutuam dhe as trajnuam per tu marre me terroriste dhe debila sikur ju te kampit te Manzes. Vizita jone kishte per qellim njohjen me Iranin dhe kulturen e tij.
Ka me qindra gazetare, publiciste, politikane shqiptare qe kane vizituar Iranin. Kjo nuk i ben vizitoret agjente kunder idiotesise muxhahedine. Shkrimet tuaja qe aludojne qe Irani do merret me terroriste pleq sikur ju me gazetare dhe akademike sikur ne, tregon mendjen tuaj te semure.
6. Ju thoni:
Një nga hallkat më të rëndësishme të lidhjes së Olsi Jazexhit me aparatin e sigurisë së regjimit është prania e tij në takimet e ashtuquajtura Horizonti i Ri (Neë Horizon).
Horizonti i Ri nuk është një konferencë kulturore, por një mbulim i njohur i Forcës Terroriste Kuds të IRGC-së për rekrutimin e spiunëve të huaj, krijimin e rrjeteve të inteligjencës dhe drejtimin e operacioneve psikologjike kundër kundërshtarëve të regjimit.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së e ka sanksionuar këtë organizatë për shkak të bashkëpunimit të saj të drejtpërdrejtë me Forcën Kuds.
Lidhja zyrtare e sanksioneve: https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm1205
Në raportin e Iran Probe thuhet:
Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, ka publikuar imazhe të pranisë së Olsi Jazexhit në konferencën Horizonti i Ri.
Lidhja: https://iranprobe.com/who-is-olsi-jazexhi/
Kjo tregon se ai ka qenë pjesë e rrjetit operacional të lidhur me IRGC-në.
Pergjigja:
Prezenca e Olsit ne kete konference per Palestinen, ku moren pjese dhjetra analiste, gazetare dhe politikane amerikane, britanik, italian dhe nga vende te ndryshme te Evropes nuk perben krim. Pjesemarrja ne konferenca shkencore per Palestinen dhe boten e Islamit, ne fushen e akademise njihet si shkence.
Nese kjo do ishte nje conference per rekrutim terroristesh, autoritetet amerikane duhet te kishin burgosur shtetasit amerikane qe kane marre pjese ne kete dhe konferenca te tjera per Palestinen.
Ndersa ju, muxhahedinet iraniane sikur tregon agjenti i CIA-s John Kiriakou, jeni agjente te Izraelit dhe vrases, kjo nuk do te thote qe gjithe njerezimi eshte vrases dhe agjente sikur ju. Ketu keni deklaraten e agjentit te CIA-s per ju:
https://www.facebook.com/reel/2213978136107842
7. Ju shkruani:
Dëshmia e Drejtpërdrejtë e Hadi Sani-Khanit
Dokumenti më i rëndësishëm rreth rolit të Olsi Jazexhit janë zbulimet e drejtpërdrejta të Hadi Sani-Khanit; një individ i cili ishte pjesë e rrjetit të mercenarëve të ambasadës së regjimit dhe Ministrisë së Inteligjencës në Shqipëri për më shumë se 4 vjet, dhe më pas u shkëput prej tij…
Zbulimi i Drejtpërdrejtë i Rolit të Olsi Jazexhit
Hadi Sani-Khani, në letrën e tij zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së rreth Olsi Jazexhit, shkruan:
«Një nga këta mercenarë ishte Olsi Jazexhi. Ai ka studiuar për komunikim masiv në Kuala Lumpur dhe, nën maskën e një gazetari dhe kolumnisti, ka punuar për regjimin iranian për një kohë të gjatë.»
Dhe ai vazhdon:
«Kur unë isha kreu i rrjetit të mercenarëve, Jazexhi kishte kontaktin më të madh me mua. »
Ai shkruan:
«Hassan Heyrani më tha në një bisedë private se Gjergji Thanasi dhe Olsi Jazexhi marrin më shumë se 1000 euro çdo muaj nga regjimi, dhe shumë herë unë vetë i kam futur këto para në një zarf dhe ua kam dorëzuar atyre në shtëpinë e tyre.» Hassan Heyrani ishte kreu i rrjetit të mercenarëve të inteligjencës së regjimit iranian në Shqipëri, i cili punonte shumë ngushtë me Olsi Jazexhin. Ai u dëbua nga Shqipëria si një element i padëshirueshëm.
Kjo dëshmi e nxjerr çështjen nga niveli i përafrimit politik dhe e ngre atë në nivelin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë financiar me Ministrinë e Inteligjencës.
Kafeneja Frank; Dhoma e Operacioneve
Pergjigja:
Une dhe Gjergji Thanasi e kemi njohur Hadi Sani Khanin. Ka qene nje nga dezertoret e kampit tuaj xhihadist qe u arratis per te shpetuar nga torturat tuaja. Me pas Hadi u semure rende nga perdorimi i drogerave te renda. Duke qene i varur nga perdorimi i kokaines, ju e kompromentuat Hadi Sani Khanin. E trafikuat ne France dhe ne shkembim te trafikimit dhe dhenies se droges falas (pasi ai nuk ishte para te blente me kokaine), i kerkuat qe te shkruan nje leter sikur Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi paguhen nga Irani me 1000 euro ne muaj per te sulmuar MEK-un.
Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi e kane sfiduar armaten muxhahedine te Manzes qe ne vitin 2021 qe te prodhojne qofte edhe nje dokument te vetem qe te vertetojne shpifjen tuaj. Por ju keni deshtuar qe te provoni shpifjen tuaj.
Hadi Sani Khani, Rrahmani Mohammadi dhe disa dhjetra ish-muxhahedine kane dale publikisht ne media dhe kane deshmuar mbi krimet, terrorizmin dhe trushpelarjen qe ju i beni iranianeve qe mbani peng ne kampin tuaj:
https://www.youtube.com/ëatch?v=gHLhGDa1GDk&t=
Ju vazhdoni qe te genjeni kunder 2 gazetaresh shqiptare te cilet nuk i kercenoni dot sikur bete me gazetaren e Channel 4 britanik te cilet i rrahet ne 2018:
https://www.channel4.com/neës/the-shadoëy-cult-trump-advisors-tout-as-an-alternative-to-the-iranian-government
Ju keni kercenuar dhe heshtur gazetaret e Top Channelit, Klanit, etj. Disa prej tyre edhe i hoqet nga puna dhe disa media i blete me para. Ju keni kercenuar pronaret e mediave qe nga TV Shijaku, ORA TV etj. Ndersa keni blere dhe rekrutuar si agjente disa dhjetra gazetare qe punojne per ju.
Pergjigja e Olsit dhe Gjergji Thanasit per perrallat tuaja me Hadi Sani Khanin eshte ketu:
Did Mehdi Abrichamtchi and Maryam Rajavi smuggle Hadi Sani Khani to France for false flag operation?
https://www.youtube.com/watch?v=vtFE9ëËNVJU&t
Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi u kane sfiduar ju, komandant Behzad Safarin, Maryam Rajavin, Mehdi Abrischamchin dhe te gjithe komanden terroriste muxhahedine qe te perballeni me Olsin dhe Thanasin ne media apo ne gjyqe, por ju nuk guxoni dhe shkruani trakte anonime.
8. Ju shkruani:
Ripublikimi i Mesazheve të Forcës Kuds
Llogaria kibernetike e lidhur me Forcën Kuds me emrin «Alireza Niknam» ka publikuar vazhdimisht kërcënime dhe informacione të rreme kundër Ashraf 3.
Në raportin e Iran Probe thuhet:
Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi ripublikonin menjëherë të njëjtat mesazhe nga llogaria e Forcës Kuds.
Kjo tregon ekzistencën e një komande të përbashkët dhe drejtimin e drejtpërdrejtë nga Ministria e Inteligjencës dhe Forca Kuds.
Pergjigje:
Gazetari Alireza Niknam eshte gazetar iranian. Sikur ai ne Iran ka me mijera gazetare qe hetojne aktivitetin terrorist dhe kriminal te organizates muxhahedinet. Alireza dhe mijera gazetare qe merren me muxhahedinet nuk jane punetore te Forcave Kuds dhe Ministrise se Inteligjences.
Une e kuptoj qe ju muxhahedinet, qe keni vrare mbi 17,000 iraniane jetoni me frike dhe paranoje per krimet qe keni bere. Por ne nje bote te lire dhe demokratike, liria e shtypit dhe e mendimit eshte e garantuar me ligj.
Bota nuk eshte sikur ne kampin tuaj, ku ushtaret tuaj trushpelahen, torturohen dhe biles edhe vriten.
Ju nuk i vritni dot gazetaret sikur bete ne vitin 2020 kur donit qe te vrisnit kritikun tuaj, Ehsan Bidin, pasi e torturuat ne menyre ilegale me zarin tuaj Sander Lleshajn ne burgun e Karrecit per 2 vjet.
Konference Shtypi mbi bashkepunimin e Ministrise se Brendshme me muxhahedinet e Maryam Rajavit
https://www.youtube.com/watch?v=8cOqn60qmEM&t=
9. Ju thoni:
Përfundim
Kur një individ:
• Është trajnuar në Kum,Iran
• Është dërguar në Iran nga Ministria e Inteligjencës
• Merr pjesë në takimet e Horizontit të Ri të lidhura me Forcën Kuds
• Merr para mujore nga regjimi
• Lidh gazetarët e huaj me rrjetin e Ministrisë së Inteligjencës
• Luan një rol aktiv në projektin e presionit kundër Ashraf 3
• Dhe për vite me radhë përsërit të njëjtat linja propagandistike të Ministrisë së Inteligjencës
Ai nuk mund të konsiderohet më thjesht një «analist i pavarur».
Pergjigja ime:
Nje individ sikur une qe ka studiuar Iranin dhe ka qene ne Kum. Qe ka vizituar Iranin me ekipe gazetaresh, qe ka marre pjese ne konferenca nderkombetare per Palestinen, qe nuk merr pagese nga Irani, ambasada iraniane, apo viktima Hadi Sani Khani qe ju e detyruat me dhune qe te shkruaj leter kunder nesh – dhe ndoshta e keni vrare – nuk eshte agjent i Ministrisë së Inteligjencës se Iranit apo i Forcave Kuds.
Ne demokraci, keta persona njihen si analiste, studiues dhe gazetare. Nje studiues kur analizon nje fenomen i studion te gjitha palet. Ne demokraci dhe ne shoqeri te lira dhe demokratike, gazetaret dhe analistet nuk kane frike nga e verteta dhe nuk intimidohen nga kercenimet dhe traktet dhe shpifjet sikur ato qe shkruani ju.
Irani nuk i ka frike muxhahedinet e Manzes, pse po ti kishte frike ndoshta do u kishte goditur me raketa dhe drone. Por Irani, shoqeria iraniane, bota e qyteteruar, agjentet e CIA-s, analistet boterore, te gjithe e dine qe ju muxhahedinet qe qendroni ne Manze jeni terroriste. Jeni vrases dhe agjente te Izraelit. Edhe vete presidenti Trump nuk u do dhe komandantja juaj, Maryam Rajavi e ka te ndaluar hyrjen ne SHBA.
Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi u lusin ju muxhahedinet qe nga viti 2018 qe te dilni ne nje debat publik me Olsin dhe Thanasin dhe te tregoni aktivitetet kriminale qe ju beni ne Shqiperi.
Ne vitin 2022 Olsi dhe Thanasi alarmuan autoritetet shqiptare per aktivitetin tuaj terrorist ne Shqiperi:
https://olsijazexhi.wordpress.com/2022/09/09/olsi-jazexhi-dhe-gjergji-thanasi-leter-ne-lidhje-me-sulmet-kibernetike-ndaj-shqiperise-dhe-iranit/
Dhe ne vitin 2023 autoritetet shqiptare sulmuan kampin tuaj. U bastisen kompjuterat dhe serverat qe ju perdornit per aktivitet terrorist, kriminal per hir te Izraelit kunder Iranit.
https://www.balkanweb.com/video-dje-muxhahedinet-u-perplasen-me-policine-ne-shenje-kundershtie-per-kontrollet-si-paraqitet-situata-ne-kampin-ashraf-ne-manze/#gsc.tab=0
Kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare ka theksuar ne shume raste qe ju ne Shqiperi jeni per qellime humanitare dhe jo per ta perdorur Shqiperine per lufte kunder Iranit.
https://youtu.be/-eDxfHpzrRo?si=gO-SxzDLn4xCbqnP
Ju duhet qe ti permbaheni marreveshjes me Shqiperine dhe te mos kryeni aktivitet terrorist, spiunazhi, rekrutues nga territori shqiptar. Ju urreheni nga populli iranian, nga opozita Pahlaviste dhe nga e gjithe bota e civilizuar.
Ju duhet te ndaloni se rekrutuari gazetare dhe spiune te antiterrorit ne Shqiperi kunder gazetareve dhe publicisteve. Ne Shqiperi ju duhet te luani me rregullat e demokracise.
https://www.youtube.com/watch?v=Tx7kstYXA_ë&t=
Ne Shqiperi ju keni ardhur per te vdekur ne paqe, dhe jo per te bere lufte kunder atdheut tuaj per Izraelin. Ju nuk jeni ne Shqiperi per lufte as me shqiptaret dhe as me Iranin.
Olsi dhe Gjergji Thanasi u sfidojne perseri per nje debat publik per aktivitetin tuaj rekrutues, terrorist dhe dezinformues ne Shqiperi. Komandanti juaj, Behzad Safari eshte akoma ne gjyq me gazetarin Gjergji Thanasi per shpifjet e tij.
A ka guxim komandantja juaj, Maryam Rajavi qe te dali ne nje debat publik me Olsi Jazexhiun dhe Gjergji Thanasin?
Ndaloni sulmet me trakte anonime dhe dilni ne mejdan per nje debat publik, nese ne me te vertete genjejme dhe ju jeni te pafajshem.
Olsi Jazexhi
Nuk besoj se ndonjë person i respektueshëm duhet të angazhohet në diskutime publike me agjentët e plehrave të regjimit iranian.
Nuk besoj se ndonjë person i respektueshëm duhet të angazhohet në diskutime publike me agjentët e plehrave të regjimit iranian.