Gazetari Osman Stafa ka rrëfyer kalvarin e gjatë të betejës lidhur me çështjen shqetësuese për mungesën e ilaçeve, kimiove për fëmijët.
Ndërkohë Gjykata e Lartë ka rrëzuar Apelin për çështjen e ilaçeve kimio për fëmijët, një denoncim ky i bërë nga gazetari i News24 Osman Stafa.
Ai u shpreh se ka bërë denoncime të njëpasnjëshme, ndërsa ndau edhe një rast të dhimbshëm të një fëmijë 5 vjeçe që i duhet të përballej me këtë sëmundje të rëndë.
“Një lajm i mirë po pas plot 4 vitesh. Dhe kur duhen 4 vite për të marrë një dritë jeshile që të bëhet drejtësi për fëmijët, patjetër është vonë. Por tek e fundit është edhe njëlloj shprese që drejtësia mund të vendoset. Për 2 vite kam çuar prova prokurorisë, që nga viti 2020, 2021, 2022 ka pasur mungesë të barnave për fëmijët. Si trajtoheshin ata fëmijë në mungesë të atyre barnave? Prokuroria e rrëzoi dhe tha nuk ka çështje. Unë i qëndrova të gjitha pretendimeve që kisha bërë në kallëzim. Pyetjet që që kisha ngritur ia kam çuar si kërkesë për informacion drejtorisë së QSUT. Drejtoria e QSUT i thotë ‘po mungojnë medikamentet, vërtetoi pretendimet e mia. Dhe prokuroria e Tiranës e rrëzoi. Çështjen e apelova të gjykata e shkallës së parë…Unë jam gazetar ngre pretendimet, dhe ti je organi akuzës… Kam paraqitur prova, raste. Një nga rastet që më ka tronditur, ishte kur një vajzë 5 vjeçe me kancer, nuk e dinte më çfarë përballej, por krahët i kishte të nxirë dhe sa herë shihte bluzat e bardha qante se nuk duronte dot dhimbjet nga shpimet. Nëna e mori dhe e çoi në shtëpi, “e kam çuar vajzën për të vdekur në shtëpi sepse nuk ka ilaçe”. Doktorët i kishin thënë prindërve se nuk është përgjegjësia jonë për të siguruar medikamente por e ministrisë e shtetit shqiptar”, tha ai në “Kjo Javë”.
Sa e trishtë! Si nuk kanë shpirt, por gur në mes kraharori këta mostra! Kalvari prej kaq vitesh nuk e kthen dhimbjen, traumën. plagën psikologjike dhe më keq të ikurin. Turp e karma që i ndjek po të paktën këta të shëndetësise duhet ta ndërpresin këtë cikël të pasurimit me para të pista të pamerituara të mallkuara