Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin ku kërkon rikthimin e tij në qeli.
Data e rekursit në Gjykatën e Lartë është caktuar me 5 mars.
Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e 'korrupsionit' dhe 'pastrimit të parave' në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendos masa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë.
Po ashtu më 20 tetor gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro dhe kuotat e Jamarbër Malltezit në shoqëritë “Homeplan”, “Magnet IMO” dhe “Magnet Gym&Fit.
Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro me kthimin e pronës së ushtrisë, në truall ndërtimi duke i paraqitur këto të ardhura si fitim biznesi, me ndihmën e biznesmenit Fatmir Bektashi, në një kohë që sipas SPAK, nuk kishte kryer asnjë investim.
Për çfarë akuzohet Malltezi nga SPAK?
Prokuroria e Posaçme në akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili rezulton se ka pasur rol aktiv në nxitjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në kundërshtim me ligjin dhe në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
SPAK shkruan në njoftim se nga hetimet, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, Sali Berisha ka konsumuar veprat penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Konkretisht, sipas prokurorisë, Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.
Jo vetëm kaq, por sipas SPAK, Sali Berisha si kryeministër, ka ushtruar kontrolle e presion ndaj administratës për të nxjerrë sa më shpejt urdhërin e privatizimit, ng ai cili dhëndërri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.
‘Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të Jamarbër Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij.’- njofton SPAK.
Lini një Përgjigje