
Kjo javë e Shkurtit ka qenë me temperatura pranverore, dhe kështu do të vijojë deri të shtunën.
"Mbeten deri të Shtunën maksimumet rreth vlerës 23 apo edhe 24 gradë Celsius. Në rang territori, në orët e mëngjesit në zonat malore temperaturat do luhaten nga 1 apo 2 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi nga 4 në 10 gradë Celsius. Dita e dielë do ketë rënie të temperaturave të ajrit me të paktën 4 gradë Celsius", tha Osmani.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve dita e Dielë do të sjellë ndryshim të kushteve të motit.
"Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin zhvillimet e tyre duke gjeneruar reshje shiu në territorin shqiptar. Reshje të cilat do jenë prezente me intensitet mesatar. Vetëm në zonat e thella malore pritet të kemi një shfaqje të flokëve të dëborës.
Meteorologët thonë se edhe fillimi i javës tjetër do të nisi me reshje shiu, por temperaturat nuk pritet që të pësojë ulje të ndjeshme. Vlerat minimale do jenë 2 gradë ndërsa ato maksimale parashikohen deri në16 gradë Celsius", u shpreh sinoptikani.
Lini një Përgjigje