TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 09:43

15 vjeçari ndërroi jetë nga aksidenti, arrestohet drejtuesi i automjetit që e përplasi

Shkruar nga Pamfleti
15 vjeçari ndërroi jetë nga aksidenti, arrestohet drejtuesi i
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar.

Ditën e sotme është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Elidon Aliu, i cili me makinën e tij përplasi dy të rinj që po shtynin një makinë, njëri prej të cilëve ishte viktima.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”.

Elidon Aliu, 20 vjeç, banues në Sarandë, ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Benz”.

Aliu ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje