
Avokati i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet se ka abuzuar me të miturën 16-vjeçare, thotë se ndaj mjekut është ngritur kurth.
Avokati Ndue Pjetra shpjegon më tej se si mjeku do të ndahej nga gruaja e parë në mënyrë që të martohej me të miturën.
Sipas tij, kolegët i kanë ngritur kurth Hasit pasi është ndër mjekët më të mirë.
Gjithashtu sipas avokatit, ishte babai i vajzës ai që e çoi vajzën në shtëpinë e kirurgut në mënyrë që ai të arrestohej në flagrancë.
“Me ligjin shqiptar nuk rezulton që Dervish Hasi të ketë shkelur ligjet shqiptare në raport me atë që është e shkruajtur. Për sa kohë nuk ka një ligj që e ndalon bashkëjetesën me të tjera, lejohet. Kushtetuta e ka shumë të përcaktuar një gjë që nuk ndalohet lejohet.
Në momentin që ka bërë dokumentacionin, Hasi i është drejtuar gjykatës për të bëre zgjidhjen e martesës me gruan e parë dhe për tu martuar më vonë me të. Në momentet që nuk ka vënë akoma kurorë në zyrën civile, ajo quhet bashkëjetesë, jo martesë.
Lidhja me vajzën ka qenë e miratuar nga prindërit e vajzës. Denoncimin e ka bërë babai, vajzën ia ka dhënë vetë babai në mënyrë që ta kapnin, se ndryshe nuk do kishte prova për ta kapur në flagrancë. Ia ka çuar i ati vajzën, me dëshirën e vetë. Atij i kanë ngritur kurth se ishte mjeku më i mirë. Ia kanë ngritur kolegët, por do dalin edhe emrat”, tha avokati i Dervish Hasit për Euronews.
Lini një Përgjigje