
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi tashmë është marrë e pandehur nga prokurori me akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “falsifikim”.
Gjyqtarja u mor e pandehur lidhur me denoncimin se është kërcënuar me jetë, por që sipas organit të akuzës rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë.
Gazetari Eni Ferhati ka bërë të ditur se gjyqtarja ka video dhe audio të kolegëve të saj ndërsa u shpreh se ka lëshuar dhe deklarata të tjera.
Gazetari ka treguar gjithashtu se çështja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit, për shkak të konfliktit të interesit.
“Gjyqtarja ka drejtuar gishtin nga një prokuror te një tjetër. Gjatë këtyre ditëve janë publikuar dhe materiale audio dhe fotografi të bisedave të ndryshme të magjistratës për këtë histori. Gjyqtarja ka audio të kolegëve të saj. Bëhet fjalë për një prokuror, ku gjyqtarja ka pretenduar se ky prokuror ka lënë këtë shkresë në zyrën e saj. Prokuroria ka ngritur akuzën e kallëzimit të rremë, por edhe të falsifikimit të lidhur me shkresën, ku ka rezultuar se e ka shkruar vet. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit, për shkak të konfliktit të interesit. Ajo ka folur dhe për një variant që qarkullon. Ajo ka ngritur një histori ku disa kolegë të saj, kanë qenë nën hetim nga SPAK por kjo i ka informuar dhe më pas i ka shpëtuar”, tha Ferhati në Euronews.
Lini një Përgjigje