TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 17:19

Afera me dosjen 5D, Teliti: 30 milionë eurot e gllabëruara nga Veliaj nuk janë karamele, SPAK të ndëshkojë hajdutët

Shkruar nga Pamfleti

Afera me dosjen 5D, Teliti: 30 milionë eurot e gllabëruara nga Veliaj

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike Dorjan Teliti, ka folur lidhur me dosjen “5D”.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe prindërve t’i bashkohen protestës së ditës së premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Teliti shkruan se 30 milionë euro-t e gllabëruara nga 5D nuk janë karamele, por sa 8 vite ushqim falas për fëmijët në çerdhe e kopshte.

“30 milionë euro-t e gllabëruara nga 5D nuk janë karamele, por sa 8 vite ushqim falas për fëmijët tanë në cerdhe e kopshte.

Shpikja më e fundit e rilindjes, kalimi nga zarfet e korrupsionit prej 5-10-20% në gllabërimin total të 100% të fondeve me skema të denja të serialeve mafioze, por të luajtur nga "aktorë" mediokër, do ketë vetëm një fund...ndëshkimin ligjor dhe popullor të çdo personi të përfshirë, që nga specialisti më i ulët që vraponte për të kopsitur letrat e tenderëve e deri te drejtorët e rëndësishëm dhe Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit.

Ndokujt 30 milionë euro mund ti duken karamele, por vetëm karamele nuk janë.

Çdo mund të bënte Bashkia Tiranë me 30 milionë euro? Çdo mund të ofronte me aq para?

Me kaq fonde (30mln euro) do mund të siguronim subvencionim të plotë, në masën 100%, për 8 vjet, nga buxheti i bashkisë për tarifën e ushqimit të fëmijëve tanë në çerdhet dhe kopshtet e Kryeqytetit, duke i ulur kështu familjeve të reja një kosto të rëndësishme të jetesës së shtrenjtuar së tepërmi këto vite.

Kaq pra kushton afera 5D, kaq e madhe është kjo aferë, plot 8 vite ushqim falas për mijëra e mijëra vogëlushëve tanë.

Ndaj qytetarë e prindër të Tiranës thuajini JO vjedhjes, ngrihuni e protestoni të premten ora 11.00, të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e shefit politik të 5D, dorëheqjen e Erion Veliaj", shkruan Teliti.

Lini një Përgjigje