TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 15:37

PS braktisi komisionin për TIMS-in, Baçi: Mazhoranca do të dështojë, u tremben fakteve

Shkruar nga Pamfleti

PS braktisi komisionin për TIMS-in, Baçi: Mazhoranca do të

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka folur lidhur me braktisjen e Komisionit Hetimor nga PS për sistemin TIMS.

Baçi shprehet se mazhoranca do që Komisioni Hetimor për sistemin TIMS të dështojë.

Ai shton se deputetët e Partisë Socialiste e dinë se nëse Komisioni Hetimor zhvillon punën siç duhet, shumë njerëz pranë mazhorancës dalin zbuluar.

“Mazhoranca vonoi Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS për 6 muaj. Mazhoranca do që ta dështojë Komisionin për TIMS. Fjala e z.Gogu është provokative, gjithmonë ka dashur që të gëricet me kryetarin e Komisionit Hetimor. Çdo veprim i tyre është provokativ, çdo marrje fjale e kanë të paramenduar, që të krijojnë një përplasje. Ata që në mbledhjen e parë provokuan, shantazhuan.

E ulën bisedën sikur janë në kafene, me qëllim që të zvarrisin mbledhjen e Komisionit. Mendoj se rezistenca e tyre është që të mos arrihet objektivi final. Ata e dinë se ka shumë fakte për këtë Komision Hetimor. Nëse Komisioni mbahet në mënyrë korrekte, dalin zbuluar shumë njerëz të mazhorancës. PS kishte disa kërkesa të kota. Kanë frikë dhe kjo duket qartë”, tha Baçi për "Open".

Lini një Përgjigje