
Avokati Arbër Hoxhaj, duke folur në lidhje me paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta, ditën e sotme në SPAK, për të cilin tha se mund të thërritet sërish.
Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ai theksoi se sot është thirrur në cilësinë e ish-ministrit për çështjen CEZ-DIA, por mund të paraqitet dhe për çështje të tjera.
“Prokuroria e Posaçme po heton se si CEZ dhe DIA kanë lidhur një marrëveshje mes tyre dhe në çfarë rrethanash e kanë lidhur atë. Meta është thirrur në cilësinë e ish-ministrit. Meta mund të paraqitet një herë, dy herë mund të paraqitet dhe 32 herë por pozicionin procedurial e vendos prokuroria e posaçme. Por për momentin është thirrur për CEZ-DIA”, tha ai.
Kujtojmë se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në SPAK. Para se të hynte brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ai tha për gazetarët se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.
Lini një Përgjigje