TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2023, 19:26

Denoncoi aferën CEZ-DIA, Romeo Kara: Meta sot ishte shumë i frikësuar, brenda pak ditësh firmoset arrestimi

Shkruar nga Pamfleti

Denoncoi aferën CEZ-DIA, Romeo Kara: Meta sot ishte shumë i

Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA-n në SPAK, i është përgjigjur Ilir Metës, i cili pasi doli nga prokuroria ku u mor në pyetje e quajti si një kallëzues të rremë.

Kara shprehet se Meta sot doli i frikësuar nga SPAK dhe me gjasë sipas tij do të përballet me akuzat zyrtare duke rrezikuar edhe arrestimin.

Unë sot pashë një Metë, nga ai Meta që në 2021 dilte i tërbuar sot doli i frikësuar i tjetërsuar, por provoi diçka që unë paskam të drejtë. Që ai vendimi i ERE-s paska dalë në dëm të shtetit shqiptar... me disa pasoja në euro. E dyta, miksoi gabimisht dy tre procese. Atje tha që prapë gabimisht që pala çeke është larguar kur ka ardhur qeveria Rama në pushtet. Duke e parë të frikësuar, Meta shumë shpejt do përballet me akuzën zyrtare. Rrezikon arrestim. Jemi përgatitur për këtë ditë kemi bërë burg për veçantë për këto persona. Është çështje e re sepse nuk është hetuar fare pjesa e korrupsionit”, tha ai.

Si provë për implikimin e Metës në këtë aferë, Kara tha se duhet të merret intervista e Vojsava Ismailajt, bashkëshortes së Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta.

"Një provë intervista e Vojsava Ismailit e dhënë në praninë e avokatit të Ismailajt, të dy gazetarëve, Fatos Mahmutajt, mund të ketë qenë edhe djali i avokatit. Ismailaj dhe njerëzit e tij u bashkuan me grupin e Berishës në 2015 kur Berisha e akuzoi dhe gati u ther me Metën, zotëria tha e kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin. Nuk e ka shpjeguar ende cilat janë dy herët. Nëse Berisha ka thënë sot se Cezi ka qenë privat, si ka mundësi që doje të largoje CEZ-in ti i heq me dhunë licencën operatorit, ti ke pasur në dorë për ta marrë këtë çështje në dorë të qeverisë dhe nuk e more.

Meta pretendoi se nuk ka asnjë firmë, faktet provohen me prova shkencore dhe me dëshmi. Unë besoj se dëshmitë, edhe gazetari tjetër përveç Mahmutajt do kenë provuar se ajo video që e kam ofruar pas kallëzimit është e vërtetë, e pa manipuluar,. Ne nuk presim të vetë-deklarohet Meta hajdut. Unë mendoj se procesi po shkon drejt mbylljes së hetimit. Duke e parë të frikësuar Meta shumë shpejt do përballet me akuzën zyrtare. Rrezikon arrestim. Jemi përgatitur për këtë ditë kemi bërë burg për veçantë për këto persona", tha ai.

Lini një Përgjigje