TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2023, 16:15

Afera “Partizani”/ Dështon edhe tentativa e dytë e Berishës, GJKKO nuk pranon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Shkruar nga Pamfleti
Afera “Partizani”/ Dështon edhe tentativa e dytë e
Irena Gjoka dhe Berisha

Sot avokatët shkuan në gjykatë duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë për Berishën, pasi sipas tyre, vendimi i gjykatës u zbardh me vonesë.

Ka dështuar për herë të dytë tentativa e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja "Partizani".

Kur u mbajt seanca për masën e sigurisë, avokatët kërkuan përjashtimin e saj me argumentin se gjyqtarja ka shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar autorizimi nga Kuvendi për Berishën, por kërkesa u rrëzua.

Sot avokatët shkuan në gjykatë duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë për Berishën, pasi sipas tyre, vendimi i gjykatës u zbardh me vonesë. Po ashtu ata kërkuar larigmin e gjyqtares, me argumentin se ajo në vitin 1996 është shkarkuar nga KLD e asaj kohe dhe në krye të Këshillit ishte Sali Berisha. Por mësohet se GJKKO e ka refuzuar dhe këtë kërkesë duke deklaruar se procesi do të vijojë nga e njëjta gjyqtare.

Sali Berisha është marrë i pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi "Partizani". Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK.

Më tej prokuroria deklaron se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit J. M., në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:  Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, shprehet SPAK.

Lini një Përgjigje