TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 18:01

U gjet në garazhin e pallatit, foshnja në gjendje kritike për jetën; futet në intubim

Shkruar nga Pamfleti

U gjet në garazhin e pallatit, foshnja në gjendje kritike për

Foshnja e cila u gjet në garazhin e një pallati në Tiranë ndodhet në gjendje të rëndë. Edhe pse fillimisht u deklarua se ajo ishte mirë, mësohet se gjendja është përkeqësuar. Mësohet se foshnja është transferuar nga pediatria te materniteti “Koço Gliozheni”.

Foshnja është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen rrethanat e braktisjes së foshnjes apo se kush janë prindërit. Banorët fillimisht kanë dëgjuar të qara dhe më pas kanë gjetur një foshnje në bodrumin e pallatit të tyre. Më pas kanë ardhur efektivët e policisë që e dërguan në maternitet, nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se foshnja nuk kishte shumë kohë që kishte lindur. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar personin që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.

Lini një Përgjigje