TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2025, 14:01

Adriatik Lapaj shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Lapaj shkon në SPAK

Në procesin për shpifje që Adriatik Lapaj ka ngritur ndaj deputetit Agron Shehaj, është mbajtur seanca e radhës këtë të premte.

I pranishëm në sallë ishte Adriatik Lapaj, ndërsa deputeti Shehaj mungoi.

Avokati i deputetit deklaroi në gjykatë se ka kërkuar informacion nga disa banka dhe nga kadastra lidhur me të dhënat që lidhen me Adriatik Lapajn.

Gjithashtu, ai shtoi se Lapaj ka pasur një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë “Merkaj”, pronarët e së cilës janë aktualisht nën hetim nga SPAK.

Lini një Përgjigje