TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2025, 12:00

Spartak Ngjela: Avokatin e Popullit e zgjedh shumica, s’do vendosin figurë të nivelit të lartë që i dëmton!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Avokatin e Popullit e zgjedh shumica, s’do vendosin
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela për debatin për Avokatin e Popullit, ku Partia Demokratike kërkon kreun e Shoqatës të të Përndjekurve, Besim Ndregjonin thotë se shumica në parlament do zgjedhë dhe kjo nuk diskutohet. 

Ai deklaroi se Avokati i Popullit duhet të jetë domosdoshmërisht jurist i nivelit të lartë, me tituj akademik. 

Sipas tij, duhet figurë e nivelit të lartë, por se nuk do vendoset i tillë, për shkak se dëmton politikën.

"Ose do bëjnë kompromis për një të përbashkët, ose do zgjedhin ata. Mazhoranca e ka shumicën, ku di të bëjë shumicë Saliu. 

Saliu mendon ku të prodhojë krizë. Është filozofia e tij të shkaktojë kriza. Asnjë krizë nuk ka arritur, por atë ka filozofinë e tij të pushtetit.

Nuk është çështje emrash. Avokati i Popullit duhet të jetë domosdoshmërisht jurist i nivelit të lartë, me tituj akademik etj. 

Nuk mund të marrësh një nga rruga dhe ta vendosësh. Duhet konsensus për një figurë të nivelit të lartë, por nuk vënë ata figurë të nivelit të lartë se i dëmton. 

Nuk janë këta për drejtësi.  Politika shqiptare nuk e pranon drejtësinë. Nuk arritën dot konsensus, Avokati i Popullit do konsensus mes palëve.", tha avokati në MCN.

Sa i takon punës së SPAK Ngjela thotë se deri tani e kanë drejtuar ndërkombëtarët dhe kanë dhënë rezultat.

"Ke dy zëvendëskryeministra nën akuzë, ke 5-6 ministra nën akuzë, kryetarë bashkish nën akuzë, drejtorë pa fund. 

Pa ndëshkim penal nuk ikën korrupsioni, do ikin një palë vjedhës dhe do vijnë vjedhës të tjerë. Korrupsioni ka qenë një sistem i përgjithshëm nuk ka qenë individual. 

Vështirë shumë të godasësh një fenomen, zgjidhja e problemit të korrupsionit është goditja masive penale.", u shpreh Ngjela.

avokatin e popullit e zgjedh shumica ngjela

Lini një Përgjigje