TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 21:51

Abilekaj: Emri i Ramës ka dalë në dosjet e SPAK, është i rrezikuari kryesor

Shkruar nga Pamfleti
Abilekaj: Emri i Ramës ka dalë në dosjet e SPAK, është
Enton Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se emri i kryeministrit Edi Rama është shfaqur tashmë në disa prej dosjeve më të rëndësishme të hetuara nga SPAK, duke përmendur konkretisht dosjen 184, çështjen e Llogarasë, e njohur si dosja “Balluku”, si dhe hetimet që lidhen me AKSH-in.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se në këto materiale hetimore duken qartë, sipas tij, mekanizmat e ushtrimit të pushtetit.

Në fakt, emri i Ramës, aty ku është lejuar të dalë, dhe ka dalë i plotë me gjithë aktivitetin e vet, është dosja 184, është dhe dosja e Llogarasë ose dosja e ‘Ballukut’ siç njihet. Është e qartë, ne e shohim aty se si të gjitha udhëzimet që jepen aty, janë pasi ata, fituesit, kanë takuar Ramën. Dhe kjo është hera e parë që SPAK-u ka shkuar deri te Rama”, tha ai.

Sipas Abilekajt, ndonëse kryeministri nuk është marrë nën akuzë, në këto dosje, sipas tij, shfaqen elementë që tregojnë raportet mes pushtetit dhe përfituesve të tenderave.

Biznesmeni filan që ka takuar Ramën, merr një tender. Biznesmeni dhe pronari i mediave filan, që ka folur me Ramën, paguhet. Pra, është e qartë fare që këtu ka një pushtet të cilin ai e shfrytëzon në mënyrë okulte dhe pastaj e imponon tek varësit e tij”, u shpreh analisti.

Ai theksoi se, përtej aspektit juridik, ekziston një përgjegjësi politike.

Juridikisht është tjetër çështje se çfarë do të bëjë SPAK-u. Politikisht Rama është një njeri i pandehur sot për ne. Politikisht Rama është hajduti numër një në Shqipëri. Dhe kjo nuk ka diskutim”, deklaroi Abilekaj.

Duke u ndalur te dosja e AKSH-it, ai shtoi se lidhjet politike me personat e përfshirë janë, sipas tij, të njohura publikisht.

Lidhja që Edi Rama ka me protagonistët e akuzuar të AKSH-it është e njohur për të gjithë. Mbrojtja që Rama u bën atyre është e qartë. Dhe ne e dimë shumë mirë që policinë e drejton Edi Rama”, tha ai.

Deklaratat e Abilekajt vijnë në një moment kur disa prej dosjeve të SPAK kanë rritur tensionin politik, ndërsa përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për rolin e drejtësisë vijojnë të mbeten të forta.

abilekaj rama spak

Lini një Përgjigje