Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar grabitjen e ndodhur në një bankë në Rrugën e Kavajës, duke e lidhur ngjarjen me mangësi të vazhdueshme në sistemin e sigurisë.
I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ai rikujtoi se disa muaj më parë kishte paralajmëruar për rrezikun e ngjarjeve të tilla, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Sipas tij, mungesa e reformave në strukturat e sigurisë krijon terren për episode të përsëritura.
Softa e cilësoi grabitjen si shqetësuese dhe theksoi se çdo rast i tillë përbën test për sigurinë bankare. Ai vuri në dukje se ndërhyrja në kohë e policisë shmangu pasoja më të rënda.
Sipas tij, problemi lidhet me funksionimin e sistemit të sigurisë në banka dhe me zbatimin e rregullores së Bankës së Shqipërisë. Ai përmendi edhe raste të mëparshme grabitjesh bankash dhe sulmesh ndaj furgonëve të transportit të parave, përfshirë ngjarje në aksin Tiranë–Rinas dhe zona të tjera të vendit.
Softa ngriti shqetësimin për mungesën e kontrolleve efektive në hyrje të bankave dhe për dobësitë në mekanizmat parandalues.
Gjatë diskutimit, ai përsëriti se pa ndryshime strukturore në sistemin e sigurisë, ngjarje të ngjashme do të përsëriten. Ai kërkoi rishikim të masave mbrojtëse dhe zbatim më rigoroz të standardeve për institucionet financiare.
Sipas tij, reagimi pas ngjarjeve nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me ndërhyrje konkrete në sistem.
"Çdo grabitje është provë e sigurisë së bankave. Nëse policia nuk do të ishte njoftuar në kohë, mund të krijoheshin situata më të ndërlikuara. Ajo që çedoi ishte sistemi i sigurisë. Ka pasur raste grabitjesh të bankave dhe furgonave. Grabitja në aksin Tiranë–Rinas, si dhe në akse të tjera të vendit, tregon se funksionimi sipas rregullores së BSH-së ka mangësi dhe kjo tregon se sistemi është i dobët. Si mund të hysh me kallashnikov dhe të mos ketë siguri në dyer?"- tha Softa në emisionin “Quo Vadis”.
Gjatë diskutimit, ai përsëriti se pa ndryshime strukturore në sistemin e sigurisë, ngjarje të ngjashme do të përsëriten. Ai kërkoi rishikim të masave mbrojtëse dhe zbatim më rigoroz të standardeve për institucionet financiare.
Lini një Përgjigje