TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 21:26

Skandali/ Mjekët e Neurokirurgjisë sherr kush të referojë i pari pacientët te privati për të marrë përqindjen

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Mjekët e Neurokirurgjisë sherr kush të referojë i

Një denoncim i fortë është bërë publik nga gazetari Osman Stafa, i cili ngre shqetësime serioze për mënyrën si trajtohen pacientët me urgjenca neurologjike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas Stafës, në Spitalin e Neurokirurgjisë dhe Neurologjisë po ndodhin përplasje mes mjekëve apo personelit shëndetësor lidhur me referimin e pacientëve që kanë nevojë për trombektomi, një ndërhyrje jetike në rastet e goditjeve në tru.

Sipas denoncimit, në Shqipëri janë pesë mjekë të sektorit publik të aftë për të kryer ndërhyrjen e trombektomisë. Megjithatë, shtrohet pyetja pse kjo procedurë nuk realizohet në spitalet publike dhe pse disa prej mjekëve të shtetit e kryejnë ndërhyrjen në sektorin privat.

E frikshme çfarë ndodh në Spitalin (privat) të Neurokirurgjisë dhe Neurologjisë. Zihen mjekët, apo personel shëndetësor, kush të referojë më parë pacientët me trombektomi tek privati që të marrë përqindjen. Nuk është mjekësi kjo! Kjo është vjedhje e pacientëve, duke u vënë në lojë jetën. Ka 5 persona Shqipëria, mjekë të publikut që bëjnë ndërhyrjen e trombektomisë. Pse nuk e bëjnë në shtet? Pse disa mjekë të shtetit e bëjnë në privat dhe nuk e bëjnë procedurën në shtet? Sipas burimeve të mia tek "stroke unit" në QSUT, një paciente aktualisht është në një situatë jetë a vdekje. Pacientja M.P, ka nevojë për arteriografinë (Dsa), por pajisja që ekziston nuk është në punë. Familjarëve të pacientes u kanë thënë, ose rrezikon të vdesë, ose çojeni në privat. Është e frikshme kjo zgjedhje! Ky rast nuk ka lekë! Si t'ia bëj! Po rastet e tjera që s'kanë lekë, si t'ia bëjnë?”, shkruan gazetari.

nurokirurgjia skandale mjekesi

Lini një Përgjigje