
Situata në PD, ka përplasur gazetarin Enton Abilekaj me Drejtorin e Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj.
Abilekaj është shprehur se në PD nuk ka interesa personale se përndryshe do ishin bashkuar me kohë, ndërsa shtoi se palët pas zgjedhjeve mbajtën anën e demokratëve.
Ndërkohë Iljazaj ka kundërshtuar duke thënë se demokratët po i ‘nënshtrohen’ Berishës, duke theksuar mes tjerash se ky i fundit ka qëndrime të kundërta me Gazment Bardhin për SPAK.
Pjesë nga biseda:
Abilekaj: Pas zgjedhjeve, kur u pa se kjo ndarja ishte e parikuperueshme, ata vendosën të mbanin anën e demokratëve, jo të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Nëse do kishte interes personal, mendoj se bashkimi do ishte i menjëhershëm dhe nuk do ishin në negociata. Ata janë akoma në negociata sepse nuk besojnë se duhet të nënshtrohen dhe nuk do ishin aty për t’u nënshtruar. Bashkimi do bëhet si një proces që do të jetë përfaqësues për të gjithë. Në protestë nuk shkon se i je nënshtruar Sali Berishës.
Iljazi: Nënshtrim në kuptimin metaforik
Abilekaj: Atje do shkoja dhe unë nëse nuk do ishte aktivitet partiak, sepse ai është lideri i opozitës, i burgosur në mënyrë të padrejtë.
Iljazi: Berisha e çuan SPAK organizatë kriminale, Bardhi thotë se Dumani është me integritet moral.
Abilekaj: përgjithësimi i qëndrimeve i shërben tezës se këta janë armiq dhe duhet të bashkohen.
Iljazi: Politika i bashkon dhe disa qëndrime.
Lini një Përgjigje