TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2024, 15:07

A e kanë sjellë amerikanët serverin e fshirë të 21 janarit: Misteri i vizitës së Arvizu në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

 

A e kanë sjellë amerikanët serverin e fshirë të 21
Aleksander Arvizu /

Nëse shikojmë me vëmendje egërsinë e deputetëve të PD-së ndaj Altin Dumanit dy ditë më parë, lidhet fakti, se Sali Berisha ka informacion se po hapet 21 janari nga SPAK, Ndaj edhe kanë nisur kërcënimet e egra ndaj Altin Dumanit dhe prokurorit të çështjes.

Ambasadori i SHBA, që shërbeu në kohën e vrasjeve të 21 janarit, Alexandër Arvizu, ka mbërritur papritur në Tiranë. Rastësi? Ndoshta, po nuk duket të jetë tamam ashtu.

Ambasadori Arvizu, ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, thuajse pak orë, pasi SPAK ka nisur zyrtarisht procedimin penal e procedurial për 21 janarin. Edhe sikur të mos ketë lidhje reale ky kryqëzim, arësyetimi e krijon këtë “koençidencë perfekte”, e cila më pas lidh thuajse të gjithë puzzlen e kësaj ngjarje, që tashmë është dosje penale e nivelit të lartë.

Dy vjet më parë, në publik doli një audio inçizim i bisedave me radio të grupit komandues të Gardës së Republikës, pikërisht në momentin e fillimit të përdorimit të armëve të zjarrit më 21 janar 2011. Kjo dalje e bisedave të Ndrea Prendit me vartësit e tij, shkaktoi mjaft stres në enturazhin e Sali Berishës, të cilët tentuan ta relativizojnë në emisionet televizive.

“Jo është hedhur për fushatë, është sulm politik, nuk mund të merret si provë, duhet parë është autentik a jo”, e gjëra të tilla, që dukej hapur që vinin nga avokatët e Doktorit. Por megjithatë, këta skifterë që as nuk i është rruar asnjëherë për familjarët e 4 të vrarëve të 21 janarit, kishin edhe një pyetje retorike që e nxirrnin me gjysmë zëri.

“Kush ua dha audioinçizimin gazetarit Artan Hoxha dhe xhaxhait të Aleks Nikës, Markut.

Fatos Lubonja tha si nëpër dhëmbë se i ka nxjerrë PS për fushatën e zgjedhjeve lokale, por nuk ishte shumë i bindur. Dyshimi ishte dukshëm se prova kishte ardhur nga “lart”, madje nga ”shumë lart”.

E gjasat janë, se kanë qenë pikërisht partnerët, përkatësisht amerikanët që kanë mundësi teknologjike të zotërojnë materiale të tilla, që kanë humbur dhe zhdukur prej kohësh nga të gjitha arkivat dhe serverat e institucioneve tona; Gardës, ministrisë së Brendshme, apo edhe Shërbimit Sekret.

E meqë ra fjala te serveri, në vitin 2011, një ekspert i prokurorisë ka arritur të bëjë kqyrjen e serverit të kryeministrisë, ku u arrit përfundimi që janë fshirë materialet në mesnatën e 21 janarit.

Ditët e fundit, po qarkullon në Tiranë, teza se materialet e serverit janë rikuperuar, e madje po përflitet se këtë rikuperim e kanë arritur amerikanët.

Të cilët kanë bërë edhe espertizën e armëve që shtinë mbi Ziver Veizin, Faik Myrtajt e Hekuran Dedës. Dy janë qëlluar nga arma e Agim Llupos, kurse tjetri nga pistoleta e ordinancës e komandantit të Gardës, Ndrea Prendi.

FBI arriti të zbulojë me precizion gjurmën e plumbit në armën e Prendit, edhe pse ishte ndryshuar tyta dhe gjilpëra e pistoletës.

Nëse shikojmë me vëmendje egërsinë e deputetëve të PD-së ndaj Altin Dumanit dy ditë më parë, lidhet fakti, se Sali Berisha ka informacion se po hapet 21 janari nga SPAK, Ndaj edhe kanë nisur kërcënimet e egra ndaj Altin Dumanit dhe prokurorit të çështjes.

A e kanë sjellë amerikanët serverin e fshirë të 21

Ndërkaq, një fakt mjaft interesant u vu re gjatë seancës së Kuvendit, ku dy trupëroja u afruan pranë kreut të SPAK. Ata nuk ishin gardistët e Kuvendit, por pjesë e grupit mbrojtës së kreut të Prokurorisë Speciale. Të stërvitur në një nivel ekselence nga amerikanët. E sinjali ishte i qartë; në Kuvend as Presidenti dhe as Kryeministri nuk hyn me truprojat e tij. Dumani po, sepse shkalla e rrezikshmërisë është mjaft e lartë, sidomos tani që po përflitet se ka ardhur serveri. I cili nëse është rekuperuar vërtetë mund të tregojë shumë. Avokat Ngjela ka nisur të thotë se fundmi se Sali Berisha është parë me kallashnikov në dorë. Shumë e quajnë Ngjelën si të lajthitur, po a nuk ishte vetë Sali Berisha që ka thënë se isha gati për të qëlluar mbi Edi Ramën nëse afrohej?

Doktori, e ka thënë këtë sipas të gjitha gjasave, për të testuar atë që ka dyshuar, pra gjetjen e serverit. Por amerikanët nuk bzanë, por e lanë të fliste e të fliste, e siç e kanë zakon superfuqi të tilla, shpagimin e kanë “pjatë të ftohtë”./Pamfleti 

aleksander arvizu amerikanët serveri i 21 janarit

Lini një Përgjigje