
Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi dhe eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa u shprehën se personat nën hetim për incineratorin e Tiranës i duhej hequr e drejta për të dalë jashtë Shqipërisë dhe se reagimi ishte i ngadaltë nga ana e SPAK.
"Janë dhënë masat dhe nuk po shoqërohen personat. Në gjykimin tim, inceneratori I Tiranës, incinerator themi por inceneretor nuk ka.
Kemi të dënuar për inceneratorin e Elbasanit me burg por tek e fundit ka incinerator në këmbë. Në Tiranë nuk ka fare incinerator. Në vlerësim të punës së SPAK më duket reagim i ngadaltë. Kam dëgjuar që vazhdojnë e bëhen pagesa dhe kjo më duket skandaloze", tha Rexhepi në një intervistë në Ora News.
Nga ana tjetër, eksperti Softa tha se SPAK që nga momenti që ka lëshuar fletë arrestet duhet ti ndalonte me një vendim të caktuar për tu mos larguar nga territori i Shqipërisë për aq kohë sa ata janë nën hetim.
"Që nga moment që SPAK ka lëshuar fletë arrestet, ka pasur një kohë nga moment i lëshimit të fletë arresteve.
Në raste të tilla përveç mbikëqyrjes policore, është e drejtë ndalimi me një vendim të caktuar për tu mos larguar nga territori i Shqipërisë për aq kohë sa ata janë nën hetim.
Mund ti hiqet e drejta për të dalë jashtë kufirit, jashtë territorit shqiptar për personat që mbahen nën hetim", tha Softa.
Lini një Përgjigje