TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 15:23

A do të zbardhet “21 Janari”? Artan Hoxha: Prova që tregon se serveri i Kryeministrisë punonte

Shkruar nga Pamfleti

A do të zbardhet “21 Janari”? Artan Hoxha: Prova që tregon

Nesër shënohen plot 15 vite nga masakra e “21 Janarit”, ku u vranë 4 protestues. Lidhur me këtë ngjarje ka folur gazetari Artan Hoxha, i cili pak kohë më parë nxori një përgjim, i cili solli dhe hapjen e hetimeve.

Hoxha ka dhënë detaje që, sipas tij, tregojnë manipulimin që është bërë me serverët.

Ajo që na është thënë është që serveri i Kryeministrisë nuk punonte; është vërtetuar që punonte. Që serveri i Gardës për komunikimet në radio nuk punonte është një gënjeshtër e madhe. Sepse unë e kam deklaruar edhe në BKH, sepse është parë që komandanti i Gardës flet me kufje në vesh. Ata nuk i mbajnë radiot aty sepse do të dalin fotografi, ata i mbajnë aty sepse do të komunikojnë. Derisa është komunikuar, gjenden. Është libri i shërbimit dhe është memoria. Strasburgu ka thënë që është penguar hetimi i çështjes. U ngrit narrativa që nuk e ka pasur policia. Pamjet treguan se vrasjet i bëri Garda. Tani 21 Janari është kthyer në hipokrizi. Hetimi shterues nuk është bërë asnjëherë dhe t’i japim një ndjenjë çlirimi familjarëve dhe atyre që kanë humbur jetën”, tha Hoxha në "Euronews Albania".

Më 21 janar humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, që u dënua nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia”. SPAK ka rihapur dosjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që kërkon të hetohen rolet e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe personave të tjerë përgjegjës.

1 Komente

  1. çeçua

    puna e 21 janarit eshte qe ish-kryeministri i tipit " unë të vras unë të pres.....edhe 10000 po te vinë", dhe tjetri kryeministri i sotshem që "hëë ta solla prenë....para deres.....bjeru njeher të të shikojmë kush je". Nese opozita ndodhet ne një protesta cfarero........edhe pa dashur, duhet te siguroje qe te jete paqesore, ose duhet te ik nga vendi ku zhvillohet, e jo te rrije sehir nga locali...ne pritje te ndonje magjie apo hataje qe te fitoje pushtetin. Bashke ma Salen duhet edhe Edi me shoke te merren ne pyetje dhe verifikime 360 grade.

    Lini një Përgjigje